Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Kukësi fiton trofeun e parë, nesër ceremoni speciale për futbollistin e skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Kukësi fiton trofeun e parë, nesër ceremoni

Kukësi ka fituar trofeun e parë për këtë sezon. Ka qenë pikërisht portieri Enea Koliçi, i cili ka nderuar verlindorët teksa është vlerësuar si lojtari më i mirë i muajit shkurt. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare bëhej me dije:

"Portieri i F.K. Kukësi, Enea Koliçi, është shpallur si lojtari më i mirë i muajit shkurt. Anketa e zhvilluar nga shoqata "Sporti na Bashkon" ka nxjerrë fitues "gardianin" e portës kuksiane.

Cermonia e dorëzimit të trofeut do të zhvillohet ditën e nesërme në ambientet e klubit.

Koliçi ka zhvilluar një sezon shumë të mirë duke qenë shpesh herë protagonist pozitiv për ekipin tonë. Në 23 ndeshje të zhvilluar, Koliçi ka pësuar vetëm 9 gola, ndërkohë që e ka mbajtur portën e paprekur për 16 ndeshje".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga