
Mario Gotze mund të rikthehet në Bundesliga. Fantazisti i dha Kupën e Botës me golin Gjermanisë në vitin 2014 dhe ishte i destinuar për të arritur nivelet më të larta të futbollit europian.
Megjithatë, pas trasnferimit të tij nga Dortmund te Bayern, gjithçka shkoi keq për Gotze, që tani aktivizohet në kampionatin holandez me ekipin e PSV. Megjithatë, pas duket se Gotze ka gjetur pak nga shkëlqimi i tij dhe bëri një sezon pozitiv me PSV-në.
Forma e Gotze, ka bërë që tre ekipe të shfaqin interes për kartonin e tij. Benfica dhe Inter Miami duan fantazistin gjerman, por dhe Eintracht Frankfurt, që tenton ta rikthejë në Bundesliga Gotzen. Super Mario ka një klauzolë 4 milionë euro dhe të tria këto klube, janë gati ta paguajnë këtë shumë, kështu që i mbetet Gotzes të vendosë për të ardhmen.