Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mori në dorë “frerët” e Partizanit, rumuni Bratu bën premtimin: Do të jap maksimumin për titullin kampion!

Shkruar nga NEWSPORT
Mori në dorë “frerët” e Partizanit, rumuni Bratu
Florin Bratu

Florin Bratu u prezantua ditën e sotme si trajneri i ri i Partizanit. Ndërsa vetë 46-vjeçari rumun, ka thënë fjalët e para pas takimit me lojtarët, duke premtuar që do të japë maksimumin për t’u shpallur kampionë sezonin e ardhshëm.

“Së pari përshëndetje të gjithëve. Falënderoj presidentin, të gjithë bordin dhe një përshëndetje të veçante për tifozët e Partizanit. Jam krenar që jam këtu dhe i lumtur sepse Partizani është nga klubet më të mëdha të futbollit shqiptar.

Kam ardhur këtu me shumë eksperiencë, dua të ndërtoj diçka speciale me këtë skuadër. E di shumë mirë që nuk do të jetë e lehtë se është klub ku të gjithë kërkojnë rezultate më të mira. Unë do të jap maksimumin që në fund të këtij sezoni të jemi kampionë”, ka thënë Bratu.

Poll

Lexo gjithashtu