Botërori 2026 ka mbërritur në kulmin e tij, teksa të dielën do të mësojmë edhe fituesin e këtij turneu në finalen e madhe mes Spanjës dhe Argjentinës, ndeshje që do të luhet në orën 21:00 në stadiumin e “MetLife Stadium” të New Yorkut.
“Furia e Kuqe” do me çdokusht të ngjitet në podiumin e më të mirës së botës, pas një mungese relativisht të gjatë, plot 16 vite që nga trofeu i fundit i fituar në vitin 2010 kur në finale mposhtnin Holandën 1-0.
Në anën tjetër, “Albicelestet” besojnë fort tek një tjetër “magji” e Leo Messit, i cili hedh vështrimin drejt të dytit radhazi për të kompletuar në mënyrën më të përkryer të mundshme karrierën e tij si futbollist dhe për Argjentinën dominimin në skenën globale.
Kjo ndeshje do t’i kalojë të gjitha pritshmëritë pasi me përfundimin e pjesës së parë do t’i lihet vend performancës speciale të artistëve më të njohur si Shakira, Madonna, BTS dhe Justin Bieber, që pritet të zgjasë 17 minuta, përpara nisjes së pjesës së dytë.
Shumë emocione, dinamikë, “drithërima”, lotë gëzimi dhe trishtimi, të gjitha këto përjetime në një përballje të vërtetë titanësh që do të garantojë një sukses të madh, brenda dhe jashtë fushe.
