Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Së fundmi ka drejtuar “makthin” e Kombëtares shqiptare, FIFA përcakton arbitrin e finales së Botërorit 2026, Spanjë – Argjentinë

Shkruar nga NEWSPORT
Së fundmi ka drejtuar “makthin” e Kombëtares shqiptare,
Spanjë - Argjentinë

Spanja dhe Argjentina do të përballen të dielën e 19 korrikut, në finalen e madhe të Botërorit 2026. Supersfida që do të zhvillohet në “MetLife Stadium” të New Jersey, nis në orën 21:00.

Tashmë, FIFA ka vendosur edhe për arbitrin që do të vendosë drejtësi në këtë duel. Ai do të jetë 46-vjeçari, Slavko Vincic, një emër i njohur gjerësisht në arbitrimin e futbollit evropian.

Së fundmi ka drejtuar “makthin” e Kombëtares shqiptare,
Slavko Vincic

Së fundmi, slloveni ka drejtuar finalen e “play-off”-it të Botërorit 2026, mes Suedisë dhe Polonisë, me këta të fundit që mposhtën Shqipërinë në gjysmëfinale.

Ndërkohë që një tjetër finale e rëndësishme e drejtuar vitet e fundit, është ajo mes Borussia Dortmund dhe Real Madrid, në aktin final të sezonit 2023/2024 në UEFA Champions League.

Poll

Lexo gjithashtu