Vozinha është padyshim heroi që do të mbahet mend gjatë në këtë Kupë të Botës 2026. Portieri zhvilloi një turne fantastik me Kepin e Gjelbër, aq sa i shkoi shumë pranë dhe kualifikimit në raundin e 1/8-tave, por u eliminua nga Argjentina në shtesa.
Pikërisht, 40-vjeçari që bëri bujë brenda dhe jashtë fushe, është në bisedime të avancuara me skuadrën nga Kili, Colo Colo. Edhe pse ekzistojnë dhe interesime të klubeve të tjera, përfshi këtu edhe Inter Miami, ku aktivizohet edhe Leo Messi, ekipi kilian ka hedhur një hap më shumë për të bindur surprizën e këtij turneu që t’u bashkohet.
Vetë Vozinha po merr ende kohë për të vendosur njëherë e mirë se ku do të luajë, ndonëse klubi më i trofeshëm në Kili shfaqet serioz për ta afruar. Ditët në vazhdim do të caktojnë edhe verdiktin final të karrierës së portierit, i cili pavarësisht moshës, vërtetoi se mund të marrë mbi supe përgjegjësi të mëdha.
View this post on Instagram
