Anglia po zhvillonte Botëror për “notën 10”, deri në minutën e 56-të të gjysmëfinales kundër Argjentinës (e humbur 1 - 2). “Tre Luanët” kishin treguar saktësi para porte, fantazi në mesfushë dhe karakter në repartin defensive.
Pas golit të shënuar nga Gordon ndaj Argjentinës, minuta e 55-të, qasja e Anglisë ndryshoi në lojë, e diktuar nga “zbatica” e trajnerit Thomas Tuchel, tërheqje totale.
“Eliminimi i Anglisë nga Botërori, edhe për shkak të ADN-së së futbollit. Mbajtja e topit dhe kontrolli i lojës luan një rol vendimtar dhe Anglia këtë nuk e ka në ADN siç mund ta ketë Spanja, Argjentina apo Brazili”, kjo është deklarata e fundit e Thomas Tuchel, e cila po bën bujë jo vetën në Angli.
Në këtë “lupë”, trajneri gjerman po akuzon drejtpërdrejtë ekipin, njëkohësisht heq fajin nga vetja. Kritikat nga tifozët dhe legjendat angleze vazhdojnë të jenë të shumta, duke e drejtuar “gishtin” te 52-vjeçari.
