Gjatë seancave të fundit përgatitore, u pa që Cristiano Ronaldo dhe Joao Neves ishin bashkë duke xhongluar topin. Por veprimi i fundit nga “CR7” i thotë të gjitha.
Sulmuesi luzitan ka hequr nga Instagrami Joao Neves, duke i bërë “unfollow”. Ky gjest tregon se në çfarë pikë ka arritur marrëdhënia e kësaj dyshe.
Zanafilla ka të bëjë pas ndeshjes me Republikën Demokratike të Kongos, ku mesfushori i PSG-së tha ndër rreshta se “Cristiano është si gjithë të tjerët në ekip”.
Ndeshja e radhës për Portugalinë konsiston ndaj Uzbekistanit, data 23 qershor, ora 19:00 (ora lokale e Shqipërisë). Në Grupin K, Cristiano Ronaldo me shokë grumbullojnë vetëm 1 pikë pas 1 ndeshje dhe fitorja ndaj Uzbekistanit merr trajtën e “detyrimit”.
