Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Spanja befason me “dështakun” nga minuta e parë kundër Arabisë Saudite, trajneri Luis de la Fuente merr vendimin për Lamine Yamal (FORMACIONET ZYRTARE)

Shkruar nga NEWSPORT
Spanja befason me “dështakun” nga minuta e parë
Spanjë - Arabia Saudite

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Spanjë – Arabia Saudite, e vlefshme për Grupin H në Kupën e Botës 2026. Trajneri i iberikasve, Luis de la Fuente ka vendosur të hedh nga minuta e parë yllin e ekipit, Lamine Yamal.

Befasia më e madhe përkon me pozitën e “pykës”, duke i besuar sërish Oyarzabal, i cili dështoi të gjente rrugën e rrjetës ndaj Kepit të Gjelbër, ndërsa ka lënë në stol Ferran Torres.

Spanja do kërkojë fitoren e parë, pas barazimit zhgënjyes ndaj Kepit të Gjelbër. Në këtë grup, bën pjesë edhe Uruguai.  

Spanja befason me “dështakun” nga minuta e parë
formacionet zyrtare

   

Poll

Lexo gjithashtu