Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Përmbysje, fitore dhe kualifikim më tej, trajneri Julian Nagelsmann pas ndeshjes: Djemtë e merituan! Trofeu? E kemi ambicien për të...

Shkruar nga NEWSPORT
Përmbysje, fitore dhe kualifikim më tej, trajneri Julian Nagelsmann
Julian Nagelsmann

Gjermania fitoi me përmbysje përballë Bregut të Fildishtë, duke iu falur sulmuesit Deniz Undav i cili u fut në pjesën e dytë duke ndryshuar tërësisht rrjedhën e lojës.

Një fitore që i dha “Pancerave” edhe kualifikimin në fazën më tutje, duke e mbyllur grupin E me kuota të plota pikësh. Pas ndeshjes, ka folur edhe trajneri Julian Nagelsmann, i cili u shpreh i bindur se të tijët e merituan këtë rezultat.

“Jam shumë i lumtur që e fituam ndeshjen. Në fund, e meritonim ta fitonim. Djemtë bënë maksimumin  dhe jam i lumtur për të gjithë ekipin sepse e dinë sa të rëndësishëm janë, sidomos ata që hynë si zëvendësues.

Kemi ambicie të mëdha, por duhet t’i marrim gjërat një nga një. Të gjitha skuadrat që marrin pjesë në Botëror, në fakt, e ushqejnë këtë ambicie.", tha Nagelsmann. 

Poll

Lexo gjithashtu