Lamine Yamal dhe Leo Messi
Vetëm 10 minuta i mjaftuan sulmuesit spanjoll, Lamine Yamal për të gjetur golin kundër Arabisë Saudite, sikurse të parin në një Kupë Bote.
Finalizimi i superyllit të Barcelonës në këtë kompeticion kaq elitar, erdhi në moshën 18 vjeç e 343 ditë. Nëse i referohemi Leo Messit te Argjentina në Kupën e Botës, “Pleshti” konkretizoi golin e parë në moshën 18 vjeç e 357 ditë (kundër Serbisë më 2006).
Kjo e dhënë, është tregues i qartë se Yamal gjendet në “gjurmët” e duhura për të pasur të ardhme të “ndritur” me Spanjën në futbollin botëror.
Poll
