Ibrahimovic dhe Ronaldo Nazario
Ish-sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic ka habitur jo pak me deklaratën se SHBA-ja mund të fitojë për herë të parë në histori Kupën e Botës.
Organizatorët pas 2 ndeshjesh grumbullojnë 6 pikë në Grupin D, shoqëruar me golavarazhin 6:1. “A mund të jetë kampione në këtë Botëror SHBA-ja?
Po. Nëse nuk keni besuar më parë, filloni të besoni. Ata e kanë vendin në mbështetje të plotë dhe kur e ke atë masivitet, është e vështirë të mposhtesh”, u shpreh Ibrahimovic.
Ish-sulmuesi suedez në të kaluarën ka luajtur me klube elitare në karrierë si Juventus, Inter, Milan, Barcelona, PSG apo Manchester United.
Poll
