Debutimi i dobët i Portugalisë në ndeshjen kundër Republikës Demokratike të Kongos, iu “faturua” sulmuesit Cristiano Ronaldo. Ndaj yllit luzitan kanë shpërthyer kritikat në masë, duke e konsideruar si “problem” te kombëtarja e drejtuar nga Roberto Martinez.
Ish-mbrojtësi Patrice Evra ka reaguar për këtë temë, duke i dalë hapur në mbrojtje sulmuesit 41-vjeçar. “Ronaldo është problemi? Le ta quajmë pra atë si ‘problemi’.
Ai u etiketua si problemi te Manchester United pasi shënoi mbi 20 gola dhe i shpëtoi ata shumë herë. Që kur u largua, a më thoni, a kanë gjetur dikë më të mirë në atë pozicion?
Do ta them qartë: lojtarët e Portugalisë janë disa nga lojtarët më me fat në botë. Ata mund të luajnë ndeshje të dobëta dhe askush nuk thotë asgjë… sepse gjithë vëmendja shkon te Ronaldo”, fjalët e Evra.
Cristiano Ronaldo dhe Patrice Evra kanë kanë fituar gjithçka te Manchester United, nga Premier League te Champions League.
