Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Botërori përtej skenës! Vozinha dhe Eloy Room, shembujt pse ia vlen të ëndërrosh (RRUGËTIMI DHE NDIKIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Botërori përtej skenës! Vozinha dhe Eloy Room, shembujt pse ia
Portieri i Kepi i Gjelbër, Vozinha dhe portieri i Kuraçaos Eloy Room (Foto e gjeneruar me AI)

Shpesh herë jemi mësuar me termin “talent” në fushën e lojës, por ndodh që edhe fati të luajë një rol të domosdoshëm, si proces i zhvillimit në formësimin e futbollistit, jo vetëm kur shkel në tapetin e gjelbërt, por edhe kur vendosë të thyejë barriera dhe të shkaktojë “tërmet” mediatik përmes rrjeteve sociale, të cilat kanë qenë dhe vijojnë të mbeten “arsenali” i tyre në raport me tifozët.

Pikërisht, kjo i ka ndodhur edhe dy debutuesve të turneut global të Kupës së Botës, si Vozinha te Kepi i Gjelbër dhe Eloy Room te Kuraçao. Dy shtete pa pretendime të mëdha dhe dy portierë të cilët sakrifikuan shumë për të ardhur në majat e futbollit botëror, madje duke dhënë kontribut jetik në sytë e miliona shikuesve.

I pari ishte Vozinha, i cili u bë “sebep” i një pike të marrë përballë Spanjës. Duhej ndodhur befasia dhe ai ishte në të njëjtin mendim, ndaj zgjodhi që pretendentëve të Kupës së Botës t’i ofrojë një pritje të “ftohtë”. Një pikë që vlen shumë, jo vetëm për renditjen por edhe për rritjen eksponenciale të emrit të 40-vjeçarit në zhurmën mediatike, ku profili i tij në Instagram ka kapur 14.9 milionë ndjekës.

Botërori përtej skenës! Vozinha dhe Eloy Room, shembujt pse ia
Profili i Vozinha

Pas tij vjen 37-vjeçari i kombëtares me 156 mijë banorë. I lindur në Nijmegen të Holandës, Room u bë pikërisht “dhoma” ku u ruajt pikërisht pika e parë e marrë. Plot 15 pritje, një statistikë që tejkalon çdo imagjinatë. Kushedi, Howard do ta duartrokiste që tani dhe do ta falenderonte njëkohësisht që “oreksi” i tij nuk zgjati më shumë se zakonisht, për t’ia rrëmbyer të vetmin rekord me të cilin amerikani vazhdon të krenohet.

Botërori përtej skenës! Vozinha dhe Eloy Room, shembujt pse ia
Profili i Eloy Room

Në këto çaste, edhe Eloy Room është i vetëdijshëm për zhurmën e madhe që ka shkaktuar dhe në rrjetin e tij social, tifozët që kanë klikuar butonin për ta ndjekur kanë shkuar në 950 mijë të tillë. Përrallat jo gjithmonë zgjasin, jo shpesh kanë fund të lumtur, por të dy këta portierë, kanë bërë që tifozët e Kombëtares, të kenë arsye të ëndërrojnë, e kësisoj të shpërblehen për atë çfarë i kanë ofruar këtij turneu, sido që të shkojë.

Poll

Lexo gjithashtu