Mike Arthur
Drita ka konfirmuar zyrtarisht vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Mike Arthur. Klubi ka blerë kartonin e lojtarit, i cili më parë ishte i huazuar nga skuadra ganeze, United Black Eagles Sporting Club.
Me këtë lëvizje, 19-vjeçari është bërë pjesë e planeve afatgjata të klubit bardhekaltër, duke firmosur një kontratë që e mban atë në Gjilan deri në vitin 2030.
Arthur u shfaq mjaft efikas gjatë sezonit që sapo u mbyll. Në 590 minuta lojë të zhvilluara në të gjitha kompeticionet, ai arriti të kontribuojë me 4 gola dhe 2 asistime, duke bindur drejtuesit e klubit për potencialin e tij.
View this post on Instagram
Poll
