Polemikat vazhdojnë të “oshëtijnë” drejt Leo Messit, edhe pse ky i fundit “qëlloi në shenjë” që në ndeshjen e tij të parë me Argjentinën ku shënoi një tripletë golash në sfidën e fituar përballë Algjerisë.
Këtë herë, “Pleshti” argjentinas është bërë subjekt diskutimi për një tjetër precedent të regjistruar, këtë radhë për një gjest i cili me rregullat e reja të FIFA-s është i ndëshkueshëm me kartonin e kuq të menjëhershëm, mbulimin e gojës teksa i drejtohesh dikujt duke i folur.
Ky moment është kapur nga kamerat, pikërisht në takimin ku Messi shkëlqeu dhe i dha tri pikët “Albicelestëve”, me 38-vjeçarin që shihet duke i folur dikujt dhe në përpjekje për t’u mos zbuluar, mbulon gojën.
Sigurisht, diskutimi ka kapluar në rrjetet sociale dhe ajo çfarë ngrenë dyshime është fakti pse FIFa ka zgjedhur të heshtë dhe gjyqtari mos t’i akordojë kartonin sipas ligjit “Prestianni”. Më parë, Messi u "kryqëzua" në rrjet për faulin ndaj mbrojtësit algjerian Aissa Mandi, veprim i cili nuk mori të kuqen nga kryesori i ndeshjes.
Kujtojmë se nga ky rregull e pësoi Miguel Almiron, mesfushori i Paraguait i cili doli me të kuq pasi mbuloi gojën teksa iu drejtua kundërshtarit të tij, turkut Mert Muldur.
View this post on Instagram
