Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Spanja për të “hedhur pas krahëve” befasinë në sfidën hapëse, Belgjika dhe Irani duan triumfin e parë në Kupën e Botës (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Spanja për të “hedhur pas krahëve” befasinë
Spanja

Duke filluar që prej orës 18:00, mbrëmja e së dielës rezervon të tjera emocione për Kupën e Botës, ku fillimisht do të jetë Spanja ajo që do të zbresë në fushë për ndeshjen e dytë të grupit H përballë Arabisë Saudite.

Në sfidën që do të luhet në stadiumin “Mercedez-Benz”, skuadra e drejtuar nga trajneri Luis de la Fuente do tentojë të kthejë faqen pas atij barazimi 0-0 ndaj Kepit të Gjelbër dhe ndaj rivalit arabë vlejnë vetëm tri pikët për t’i dhënë një tjetër shtysë kualifikimit në grup.

Sakaq, në orën 21:00, Belgjika e Rudi Garcias sfidon Iranin, në takimin e vlefshëm për grupin G. Të dyja këto skuadra vijnë nga një barazim në ndeshjen hapëse dhe do kërkojnë me çdo kusht fitoren për të mos qëndruar në “vendnumëro”.

Poll

Lexo gjithashtu