Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Jo" e prerë nga Liverpooli, dështon oferta e parë e Inter për Curtis Jones

Shkruar nga NEWSPORT
“Jo" e prerë nga Liverpooli, dështon oferta e parë e
Curtis Jones

Interi ka ndërmarrë hapat e parë në tregun e transferimeve, duke shfaqur interes konkret për mesfushorin e Liverpoolit, Curtis Jones.

Sipas raportimeve më të fundit, zikaltrit kanë paraqitur një ofertë prej 25 milionë eurosh për kartonin e lojtarit. Megjithatë përgjigja nga "Anfield" ka qenë e menjëhershme dhe negative. Liverpooli e ka refuzuar menjëherë ofertën e Interit, duke e vlerësuar Jones shumë më lart se shifra e propozuar. Klubi anglez e vlerson mesfushorin plot 40 milionë euro, dhe kërkon 10-15% për kartonin e Jones në rast shitje nga klubi zikaltër.

Për momentin, tratativat janë ndalur pasi palët janë larg marrëveshjes dhe situata nuk po përparon me kushtet aktuale. Kontrata e Jones skadon në qershor të vitit 2027 dhe mbetet për t'u parë nëse Interi do të kthehet me një ofertë të përmirësuar apo do të fokusohet te objektiva të tjerë për mesfushën.

Poll

Lexo gjithashtu