Brazili dhe Japonia do të masin forcat përballë njëra-tjetrës mbrëmjen e sotme, prej orës 19:00.
Një takim që premton emocione të forta dhe një spektakël të garantuar, për shkak edhe të intensitetit të lart me të cilin këto dy skuadra janë paraqitur në ndeshjet e fundit të Botërorit.
“Seleçao” shihen më të avantazhuar, kjo sepse në përballjet direkte, mes Brazilit dhe Japonisë, hendeku i rezultateve është dukshëm i theksuar.
Nga 14 ndeshje të zhvilluara “kokë më kokë”, përfshi këtu edhe ato miqësore, brazilianët kanë dalë me fitore në 11 prej tyre, ndërsa në 2 raste janë ndalur në barazim dhe vetëm 1 herë të vetme, fati i ka buzëqeshur japonezëve.
Edhe golat janë një tjetër veçori që anon te skuadra amerikano-latine. 28 gola të shënuar dhe vetëm 8 të pësuar. Një bilanc që mund të shkaktojë “alarm” te Japonia, pasi nëse marrim për bazë këtë “historik”, do të kishin akoma edhe më shumë presion për të dalë me një rezultat pozitiv.
Megjithatë, në ligjin e Botërorit, nuk ekziston “sikur” dhe “e pamundur”. Ndaj Japonia, aq sa ka në dorë të shkaktojë surprizën e radhës, po aq ndjen riskun e një tjetër Brazili me “oreksin” për të shënuar dhe kaluar më tej.
History suggests It's been mostly one-way traffic in Brazil vs Japan ???????????? pic.twitter.com/jXzuI2pysR
— OneFootball (@OneFootball) June 29, 2026
