Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Ambicie të mëdha për misionin “Superiore”, klubi i Kategorisë së Parë “freskon" mesfushën me lojtarin nga Moldavia

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ambicie të mëdha për misionin “Superiore”,
Besëlidhja

Është e qartë se Besëlidhja po e ndjek me themel planin e saj për të bërë një paraqitje të “frikshme” në Kategorinë e Parë dhe këtë e konfirmon fare mirë projekti sportiv dhe lëvizjet e bëra së fundmi në merkaton në hyrje.

Së fundmi, klubi lezhjan ka prezantuar afrimin më të ri në një postim në rrjetet sociale, Lucian Radu, i cili vjen nga klubi moldav i FC Zimbru Chisinau.

Sezonin e fundit, mesfushori u paraqit në 30 ndeshje, ku shënoi 2 gola dhe dhuroi 6 asiste, statistika këto që kanë bindur Besëlidhjen të përshpejtojë tratativën për t'i dhënë mesfushës një tjetër "freski". 

POSTIMI:

“KF Besëlidhja ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mesfushorit moldav Lucian Radu, i cili bashkohet zyrtarisht me klubin tonë.

20-vjeçari vjen nga klubi FC Zimbru Chișinău dhe është gjithashtu pjesë e Moldovisë U-21, duke sjellë energji, cilësi dhe potencial të madh për mesfushën tonë.

I urojmë Lucianit suksese me fanellën e Besëlidhjes dhe shumë momente të bukura së bashku!

Mirë se erdhe në Lezhë, Lucian!”

Poll

Lexo gjithashtu