Afrikë e Jugut – Kanada do të jetë ndeshja e parë e fazës me eliminim direkt, sfidë kjo e cila do të zhvillohet sot në mbrëmje prej orës 21:00 në stadiumin “SoFi” të Inglewood.
Të dyja këto skuadra e mbyllën fazën e grupeve në vendin e dytë dhe në fushën e lojës do tentojnë të vazhdojnë këtë rrugëtim edhe për raundin e 1/16-tave.
Ndërkohë, duket se për Kanadanë, e cila mban edhe statusin e një prej shteteve pritëse të këtij turneu prestigjioz, i duhet të përballet me një “mallkim të vjetër”, dhe kjo për shkak të artistit Aubrey Drake Graham, njohur ndryshe me emrin e tij të artit, “Drake”.
Siç raportohet në mediat britanike, ai ka vendosur të vë bast fitoren e Kanadasë për 770 mijë dollarë. Vetë, Drake e ka bërë të ditur këtë zgjedhje përmes një postimi në rrjetin e tij social, ku pret që vendi i tij prej nga vjen të sigurojë kalimin në fazën tjetër.
Megjithatë, ky bast mund të konsiderohet edhe “kërcënim” për vetë Kombëtaren e Kanadasë, pasi “e kaluara” tregon se në rastet kur reperi i njohur ndërkombëtar ka ndërmarrë këtë veprim, rezultati ka qenë “fatal” për skuadrën në fjalë.
Kujtojmë këtu Arsenalin në Champions, ku Drake vendosi fitoren e tyre në finalen përballë PSG-së për shifrën e 1 milionë dollarëve. Rezultati, humbje e skuadrës angleze me rezultatin 1-2.
