Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

"Duhet t'i zgjidhte këto probleme", Taremi sulmon FIFA-n: Botërori 2026 katastrofë, nëse duan të eliminohemi...

Shkruar nga NEWSPORT
"Duhet t'i zgjidhte këto probleme", Taremi sulmon FIFA-n:
Mehdi Taremi

Kapiteni i Iranit, Mehdi Taremi ka shpërthyer në kritika ndaj FIFA-s dhe presidentit Gianni Infantino, duke e cilësuar Botërorin 2026 si një “katastrofë” për kombëtaren iraniane për shkak të problemeve organizative dhe kufizimeve të udhëtimit.

Pas barazimit ndaj Egjiptit, sulmuesi iranian deklaroi se skuadra është penalizuar nga problemet me vizat, duke zbuluar se 11 anëtarë të stafit nuk kanë mundur t’i bashkohen ekipit. Sipas Taremit, lëvizjet e vazhdueshme mes Meksikës dhe SHBA-së kanë vështirësuar gjithashtu përgatitjet.

“FIFA duhej t’i zgjidhte këto probleme, por nuk e ka bërë. Nuk kemi stafin e logjistikës dhe as atë të rikuperimit. Ky nuk është trajtim i drejtë”, u shpreh kapiteni iranian.

Mehdi Taremi ka shprehur pakënaqësinë e tij për mënyrën se si po trajtohet kombëtarja e Iranit gjatë Kupës së Botës 2026, duke kritikuar veçanërisht udhëtimet e shpeshta drejt Tijuanës.

“Pse duhet të udhëtojmë gjithmonë në Tijuana? Ne i duam njerëzit e Meksikës dhe qytetin e Tijuanës. Janë njerëz të mrekullueshëm dhe shumë të përulur, por si futbollistë profesionistë, në një kompeticion të këtij niveli, kjo nuk është e drejtë”, deklaroi sulmuesi iranian.

Taremi la të kuptohet gjithashtu se Irani nuk ndihet i mirëpritur në turne. “Kush dëshiron të na ndihmojë? Nëse duan që të eliminohemi, atëherë në rregull, do të largohemi. Por kjo nuk është e drejtë”, u shpreh ai.

Poll

Lexo gjithashtu