Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Unë t’i mësoj Messit si luhet futboll?” Trajneri i Argjentinës nuk ia përton gazetarit pas pyetjes: Kjo është çmenduri!

Shkruar nga NEWSPORT
“Unë t’i mësoj Messit si luhet futboll?” Trajneri i
Scaloni dhe Messi

Gjatë një konference të dhënë për mediat, trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni u përball me një pyetje të pazakontë që i referohej sulmuesit Leo Messi, pas fitores 1-3 ndaj Jordanisë, ku ikona argjentinase shënoi të tretin përmes një goditje dënimi.

Formulimi i pyetjes që shkaktoi edhe të qeshura në sallë, bëhej fjalë nëse vetë trajneri fliste me “Pleshtin” për t’i dhënë udhëzimet sa i takon sistemit të lojës e që mori një përgjigje shumë epike.

“E ke seriozisht? Çfarë duhet t’i mësoj unë atij? Deri në atë moment e kishte parë tashmë 55 mionuta të ndeshjes dhe e kishte kuptuar plotësisht gjithçka që po ndodhte në fushë. Nuk ka nevojë. Sigurisht i diskutojmë rregullimet taktike, por t’i mësoj futbollin? Absolutisht jo, zero”, u shpreh Scaloni.

Poll

Lexo gjithashtu