Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Gol "in extremis" për Kanadanë, thyen në "frymën e fundit" Afrikën e Jugut dhe “çekon” vazhdimin e rrugëtimit historik në Botëror

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gol "in extremis" për Kanadanë, thyen në
Afrikë e Jugut - Kanada

Kanadaja ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/16-tave, pasi ka mposhtur Afrikën e Jugut. Sfida e zhvilluar në stadiumin "SoFi Stadium", u mbyll me shifrat 0-1.

Pasi pjesa e parë përfundoi me portat e paprekura, fati i kanadezëve u përcaktua në fraksionin e së dytës. U desh minuta e 90'+2 me autor Stephen Eustaquios, i cili shfrytëzoi një top jo të larguar mirë nga prapavija e mbrojtjes afrikane për të shënuar golin vendimtar të sfidës.

Tashmë, Kombëtarja "pritëse" e turneut do të duhet të presë për fatin e saj se kush do të jetë kundërshtari i radhës, mes çiftit Holandë - Marok, në këtë rrugëtim që është i destinuar ende të vazhdojë. Sakaq, për Afrikën e Jugut, kapitulli i Botërorit mbyllet këtu. Një largim i "shkruar" të ndodhte në këtë mënyrë. 

Afrikë e Jugut 0-1 Kanada (Eustaquio 90'+2)

Goli i Eustaquios (Afrikë e Jugut 0-1 Kanada)

Poll

Lexo gjithashtu