Sikur të mos mjaftonte eliminimi nga Botërori 2026 me Uruguajin, mesfushori Manuel Ugarte ka marrë një tjetër lajm të keq. 25-vjeçari ka pësuar një dëmtim të rëndë, në ligamentet e gjurit.
Është klubi i tij, Manchester United, i cili ka njoftuar për dëmtimin e Ugarte. Kujtojmë se uruguaiani u dëmtua në pjesën e parë të ndeshjes që kombëtarja e tij humbi 0-1 përballë Spanjës.
“Vlerësimi i dëmtimit është duke vazhduar për të përcaktuar rrjedhën më të mirë të trajtimit dhe afatin kohor të rehabilitimit. Të gjithë i urojnë Manuelit një shërim të suksesshëm dhe ne do ta mbështesim atë në çdo hap të rrugës”, shkruhet ndër të tjera në deklaratën e klubit anglez.
Vlen të përmendet se një dëmtim i tillë, pra në ligamente, mund ta mbajë Ugarte jashtë fushës për muaj të tërë.
