Carlo Ancelotti & Steve Clarke
Steve Clarke nuk do të jetë më trajner i Skocisë. Pas eliminimit nga Botërori 2026, tekniku 62-vjeçar i ka paraqitur dorëheqjen Federatës Skoceze të Futbollit, duke marrë përsipër të gjithë dështimin në Kupën e Botës.
Kujtojmë se Clarke u ul në pankinën e Skocisë në maj të vitit 2019, duke e drejtuar kombëtaren britanike në 81 ndeshje. Ai mori 38 fitore, 14 barazime dhe 29 humbje.
Ndërkohë që në Botërorin 2026, Skocia ishte në Grupin C me Brazilin, Marokun dhe Haitin. Skocezët mposhtën vetëm këta të fundit me shifrat 1-0 dhe humbën dy sfidat e tjera. Pikërisht humbja e fundit me “Seleçao” me shifrat 3-0, solli dhe këtë vendim të Clarke.
Poll
