Humbja 1-0 ndaj Afrikës së Jugut në Kupën e Botës 2026 ka shkaktuar revoltë te tifozët e Koresë së Jugut, të cilët kanë nisur një peticion për shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit Hong Myung-bo.
Peticioni, i publikuar në platformën zyrtare të Asamblesë Kombëtare, kritikon ashpër paraqitjet e skuadrës në Botëror, duke theksuar se kombëtarja kishte një nga grupet më cilësore në historinë e saj. Në tekst, humbja ndaj Afrikës së Jugut cilësohet si një nga performancat më të dobëta të Koresë së Jugut në historinë e Kupës së Botës.
Pakënaqësitë janë shtuar edhe pas vendimit të trajnerit për të lënë në stol kapitenin Son Heung-min në sfidën vendimtare. Hong Myung-bo e justifikoi zgjedhjen si një vendim taktik, por strategjia nuk solli rezultatet e pritura.
Peticioni kërkon gjithashtu ndryshime në procesin e emërimit të trajnerëve të kombëtares. Deri tani ai ka siguruar numrin minimal të mbështetjeve për shqyrtim fillestar, ndërsa nëse mbledh 50 mijë firma brenda 30 ditëve, çështja do t’i kalojë komisionit parlamentar përkatës.
