Prej orës 21:00, Afrika e Jugut dhe Kanadaja do të zbresin në fushë për ndeshjen e fazës me elimiminim direkt. Skuadra afrikane si dhe kombëtarja “pritëse” e këtij turneu, do bëjnë çmos për të vazhduar këtë rrugëtim, edhe pse në letër, kanadezët janë më të favorizuar në letër.
Dy trajnerët, Hugo Broos dhe Jesse Marsch kanë vendosur edhe për 11-shen e formacionit që do të hedhin nga minuta e parë dhe në plan të parë, duket se të dyja këto skuadra vijnë me plane të qarta për të dhuruar spektakël.
Edhe pse në nisjen e këtij turneu, morën një humbje përballë Meksikës, afrikanët ia kanë dalë t’i bëjnë ballë vështirësive dhe të kapin “mrekullisht” këtë pozicion historik. Në anën tjetër, edhe Kanadaja nuk ka ndërmend të heq “këmbën nga gazi”.
