Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Italia “përfiton” nga konflikti në Lindjen e Mesme? Një mrekulli mund të çojë Azzurrët drejt Botërorit, ja skenari hipotetik

Shkruar nga NEWSPORT
Italia “përfiton” nga konflikti në Lindjen e Mesme?
Italia

Shanset e Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës nuk janë zbehur ende plotësisht, edhe pse skuadra u eleminua në “play-off” nga Bosnje Hercegovina në sajë të 11-metërshave.

Ndoshta mund të tingëllojë e çuditshme dhe njëkohësisht “e padrejtë” për të tjera skuadra të eleminuara gjithashtu nga këto “finale”, por tek Azzurët mbetet akoma e hapur një pistë që mund t’i shpëtojë nga turpi.

E gjitha ka të bëjë me konfliktin në Lindjen e Mesme, aty ku trazirat kanë përfshirë dhe dy skuadrat kombëtare si Irakun me Iranin, të cilat ende janë duke e shqyrtuar pjesëmarrjen e tyre në Botëror.

Në rast se një tërheqje e mundshme ndodh, në rregulloren e FIFA-s thuhet se ekipi kombëtar zëvendësohet automatikisht me një skuadër alternativë e cila është më e avantazhuar në renditje e që nuk ka arritur dot të kualifikohet përmes “play-off”.  

Megjithatë, italianët mund ta humbasin sërish edhe këtë shans, pasi një tjetër skuadër e cila ka në dorë këtë fat të artë janë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vendimin e fundit do ta marrë FIFA, ndaj pritet me shumë interes se kush do të jetë “më e privilegjuara” për të marrë një tjetër shans në dorë për të qenë pjesë e elitës botërore.

Poll

Lexo gjithashtu