Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

ÇMENDURI TOTALE! FIFA ia bën “BUM” me Botërorin 2026, mësoni shifrën “stratosferike” që do të përfitohet nga organizimi i turneut

Shkruar nga NEWSPORT
ÇMENDURI TOTALE! FIFA ia bën “BUM” me Botërorin
FIFA - Trofeu i Kupës së Botës

Një Botëror krejtësisht ndryshe pritet të jetë ky i sivjetshmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë, vendet pritëse të turneut.

Përtej risive me të cilat do të njihemi që në startin e këtij kompeticioni, ajo çfarë ia shton vlerën ngjarjes më të rëndësishme globale në kontinent, është edhe shuma që do të përfitohet nga i gjithë ky organizim.

Si asnjëherë më parë, FIFA do të gjenerojë plot 14 miliardë dollarë fitime, dyfishi i asaj çfarë ka përfituar 4 vite më parë në Botërorin që u mbajt në Arabinë Saudite.

Nuk përjashtohet mundësia që kjo shifër të rritet akoma dhe më shumë, duke marrë të mirëqenë dhe interesin e jashtëzakonshëm që kanë treguar dashamirësit e futbollit e sidomos, të apasionuarit pas këtij turneu.

Poll

Lexo gjithashtu