Lionel Messi
Raportimet e fundit që vijnë nga Argjentina janë vërtetë befasuese dhe të papritura. Mediumi “El Chiringuito TV”, thekson se nga Argjentina po i japin zë gjithmonë e më shumë “teorisë” se Lionel Messi është në dilem për prezencën në Kupën e Botës.
Një ndër arsyet lidhet me gjendjen jo optimale fizike. Ama, nëse marrim në konsideratë ndeshjet e fundit me kombëtaren “Albiçeleste”, Messi ka qenë në fushë, ndonëse sfidat kanë vlejtur vetëm në kuadrin e miqësoreve.
Nëse “Pleshti” argjentinas do të mungoj vërtetë në Kupën e Botës këtë verë, do të rezultonte humbje e madhe jo vetëm për popullin e tij, por edhe gjithë turneun, aq më shumë që vjen me “petkun” e kampionit në fuqi.
Poll
