Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Botërori 2026 në rrezik?! Regjistrohen të shtëna pranë kampit të Anglisë, "kërcënohen" edhe dy kombëtaret e tjera

Shkruar nga NEWSPORT
Botërori 2026 në rrezik?! Regjistrohen të shtëna pranë
Foto ilustrim

Të shëna me armë zjarri janë regjistruar në Kansas City, në bazën ku po qëndron Kombëtarja e Anglisë. Siç njoftojnë mediat në vend, bëhet e ditur se nga ky incident i shënuar në orën 4 të mëngjesit të ditës së sotme, kanë mbetur të lënduar 9 persona.

Mbetet ende e paqartë se kush e shkaktoi këtë incident, teksa departamenti i Policisë në Kansas po vazhdon me patrullimet në vendndodhje.

Në të njëjtën bazë mësohet se po qëndrojnë dhe Kombëtaret e Argjentinës dhe Hollandës. Kampionët në fuqi do të përdorin qendrën e trajnimit të “Sporting KC”, teksa “Tulipanët” atë të “NWSL”-së.

Një ngjarje e tillë ngjall panik kur dimë se pikërisht këtë javë do të “çelë” siparin dhe Kupa e Botës në ndeshjen e parë mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, teksa Kansas City pret rreth 650 mijë vizitorë gjatë këtij turneu të rëndësishëm.

Poll

Lexo gjithashtu