Partizani është ende në kërkim të një trajneri, pasi mbylli një sezon me shumë oshilacione dhe jashtë Europës. Pas shkarkimin të tropojanit Oltijon Kërnaja, klubi i kuq s’e ka gjetur ende pasuesin e tij.
Mirëpo, me Partizanin që po vëzhgon “në çdo cep”, mbrojtësi Marjo Kola ka vendosur të mos qëndrojë “duarkryq”. Vetë 25-vjeçari ka publikuar në “InstaStory” një foto ka palestra.
Kola e tregon qartë që po punon edhe në ditët kur të tjerët pushojnë. Duket se mbrojtësi i krahut të djathtë e ka marrë shumë seriozisht aspektin fizik, duke “djersitur” për të qenë sa më në formë.
Kujtojmë se në muajin nëntor të vitit 2025, Kola u mor nga Partizani B në ekipin A. Ishte pikërisht ish-trajneri i të kuqve, Oltijon Kërnaja, ai i cili i besoi aftësive të 25-vjeçarit, me këtë të fundit që ia shpërbleu me performanca niveli.
