Aymen Hussein dhe Kombëtarja e Irakut
Futbollisti i Kombëtares së Irakut, Aymen Hussein është përballur me një trajtim skandaloz, në momentin që ka zbritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Edhe pse është përfolur shpesh me bindje se gjeopolitika nuk do të ngatërrohej me futbollin, diçka e tillë duket se ka shkuar në “vesh të shurdhët” për autoritetet lokale në Amerikë.
Siç shkruan “Al Jazzera”, Hussein është mbajtur në izolim për 7 orë me radhë, ndërsa dëshmitarët shprehen se lojtarin po e konsiderojnë si “terrorist” duke e marrë në pyetje.
Një situatë e pafalshme për një shtet që ka dhe statusin e një prej vendeve pritëse të Botërorit, ndërsa lajmi mori dhenë duke u bërë viral edhe në rrjetet sociale.
Poll
