Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Asnjë fitore dhe “lumë” golash të pësuar përballë “BIG"-ëve të Europës, SHBA-ja organizatore “nxihet” para Botërorit

Shkruar nga NEWSPORT
Asnjë fitore dhe “lumë” golash të pësuar
Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vend ky që mban dhe statusin e një prej organizatorëve të Kupës së Botës, ka bërë një nisje aspak pozitive, prag përgatitjeve të turneut. 

Statistikat reflektojnë qartë një mungesë të theksuar të performancës dhe një numër tejet i konsiderueshëm golash të pësuar për skuadrën e drejtuar nga trajneri Maurizio Pochetino.

Bilanci rëndohet akoma dhe më shumë, nëse shohim edhe kundërshtarin me të cilët ata janë përballur, emra të mëdhenj të futbollit botëror si Gjermania, Portugalia, Belgjika, Zvicra dhe Turqia.

Plot 5 humbje, e fundit përballë "Pancerave" mbrëmjen e së shtunës. Një tjetër "e metë" e amerikanëve rezulton dhe fakti që nuk dinë të shënojnë, teksa në prapavijë mbrojtja "fut ujë", 15 gola të pranuar. 

Të dhëna vërtetë shqetësuese, kur dimë se Botërori nis javën e ardhshme, të enjten e 11 qershorit dhe për një vend që pret një ngjarje të tillë, këto statistika janë "alarm" për t'u marrë në konsideratë. 

Poll

Lexo gjithashtu