Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

ZYRTARE/ Dështimi për t’u kualifikuar në Botëror nuk “kapërdihet”! Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina jep dorëheqjen

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Dështimi për t’u kualifikuar në Botëror nuk
Gabriele Gravina

Gabriele Gravina nuk do të jetë më President i Federatës Italiane të Futbollit. 72-vjeçari ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mbante, pas dështimit të Kombëtares së Italisë për herë të 3-të radhazi, për të marrë pjesë në Botëror.

Në një takim të Gravinës me presidentët e komponentëve federalë si ai i Serie A, Serie B, Ligës Pro apo Ligës Amatore, ai ka bërë të ditur që ka dhënë dorëheqjen. Vendim ky që vjen pas 8 vitesh në krye të Federatës Italiane.

Kujtojmë se Gravina e mori këtë rol në tetor të vitit 2018, ndërsa mandati i përfundonte në shkurt të vitit 2028. Megjithatë, humbja përballë Bosnjës në “play-off” të Botërorit 2026, i “vuri kapak” të ardhmes së 72-vjeçarit.

Ndërkohë që është vendosur edhe data për zgjedhjen e Presidentit të ri të Federatës. Më 22 qershor në Romë, do të mbahet Asambleja e Jashtëzakonshme Zgjedhore, ku do të zgjidhet kreu i ri i FIF.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by La Gazzetta dello Sport (@gazzettadellosport)

Poll

Lexo gjithashtu