Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Miliardat "pushtojnë" Kupën e Botës 2026, njihuni me formacionin më të shtrenjtë ku s'mungojnë risitë dhe surprizat (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Miliardat "pushtojnë" Kupën e Botës 2026, njihuni me
Trofeu i Kupës së Botës 2026

Emocionet e Kupës së Botës sa vijnë dhe shtohen dhe kuptohet që llogaritë e secilës prej skuadrave kombëtare kanë nisur që tani për një paraqitje sa më të mirë në turneun më të vlefshëm në globit, jo vetëm në aspektin e nivelit në të cilin garohet, por edhe për shifrat e çmendura që do të "hidhen" në fushë.

Nëse flasim me gjuhën e vlerave në treg, padyshim "Transfermarkt" mbetet në krye për sa i përket listës së lojtarëve që përpilon duke i caktuar dhe shifrën reale të kartonit. Edhe në këtë Botëror, kjo platformë është kujdesur që të rreshtojë dhe formacionin më të shtrenjtë që vlen afro 1.35 miliardë euro. 

Në portë është Joan Garcia i Spanjës, i cili vlen 45 milionë euro dhe në prapavijë janë 4 mbrojtës, Mendes i Portugalisë (80 milionë), Pacho i Ekuadorit me të njëjtat shifra, Saliba i Francës (100 milionë) dhe Hakimi i Markout (80 milionë). Sa i takon mesfushës e cila përbëhet me dy, qëndron Pedri i Spanjës në kuotën e 150 milionëve së bashku me Neves të Portugalisë me 140 të tilla. 

Treshja më sipër përbëhet nga Vinicius i Brazilit (140 milionë), Bellingham i Anglisë (130 milionë) dhe Lamine Yamal i Spanjës (200 milionë), udhëhequr nga sulmuesi Haaland i Norvegjisë me të njëjtën vlerë, pra 200.

Ajo çfarë bie në sy është dhe mungesa e fenomenëve të globit si Leo Messi, Cristiano Ronaldo, Luka Modric, Neymar, futbollistë që i kanë dhënë shumë këtij kompeticioni, por që vlerat e tyre kanë rënë me kohën, duke preferuar të mbajnë statusin e protagonistit. 

Miliardat "pushtojnë" Kupën e Botës 2026, njihuni me
Formacioni më i shtrenjtë i Kupës së Botës, referuar Transfermarkt

 

Poll

Lexo gjithashtu