Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Rikthehet Gjermania e “artë”, 8 gola dhe e bëri rivalin të “fliste me vete”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Rikthehet Gjermania e “artë”, 8 gola dhe e bëri
Gjermani - Kuraçao

Ka përfunduar sfida Gjermani – Kuraçao, 7 – 1 për “Pancerat”. Të besuarit e Julian Nagelsmann e nisën shumë mirë ndeshjen, duke shënuar që në minutën e 6-të, me Nmecha. Befasia e madhe erdhi në minutën e 21-të, baraspesha e Kuraçao-s, finalizimi i Comenencia.

Edhe pse kjo situatë i hutoi disi gjermanët, ata e morën veten dhe e kaluan gjendjen e “shokut”. Konkretizimet e Schlotterbeck dhe Havertz në minutat 38’ dhe 45+5’, “vulosën” gjithçka që në fraksionin e parë.

Në pjesën e dytë, Gjermania shënoi edhe 4 gola të tjerë, duke mos i lënë asgjë rastësisë, saktësisht me Musiala (47’), Broën (68’), Undav (78’) dhe sërish Havertz (88’).

Deri në këtë pikë të Kupës së Botës 2026, kjo është fitorja më e thellë. Ndeshja e radhës për “Pancerat” përkon me datën 20 qershor, karshi Bregut të Fildishtë.  

Gjermani 7 – 1 Kuraçao (Nmecha 6', Schlotterbeck 38', Havertz 45+5', 88', Musiala 47', Brown 68', Undav 78'/Comenenci 21')

90+6' - Përfundon ndeshja mes 8 golash.

88' - Havertz i vë "kapak", 7 - 1 për Gjermaninë.

78' - Gjermania "pa frena", konkretizon Undav.

68' - "Pancerat" nuk kanë të ndalur, finalizon edhe mbrojtësi Brown, 5 - 1.

47' - Gjermania nuk fal, rasti i i parë në fraksionin e dytë të ndeshjes dhe "tund" rrjetën me Musialën.

46' - Nis pjesa e dytë.

45+6' - Mbyllet pjesa e parë.

45'+5 - Havertz i saktë nga penalltia, 3 - 1 për "Pancerat".

   

38' - Schlotterbeck rikthen epërsinë për Gjermaninë, përmes goditjet me kokë nga goditja e këndit.

21' - E pabesueshme, Kuraçao barazon ndaj Gjermanisë me golin e Comenenci.

6' - Nmecha "shkund" portën rivale, Gjermania në avantazh.

1’ - Shkelmohet topi në stadiumin “NRG Stadium”.

 

FORMACIONET ZYRTARE

Gjermani (4-2-3-1): Neuer; Brown, Schlotterbeck, Tah, Kimmich; Nmecha, Pavlovic; Wirtz, Musiala, Sane; Havertz.

Trajner: Julian Nagelsmann.

Kuraçao (4-2-3-1): Room; Floranus, Bazoer, Obispo, Fonville; Comenencia, L.Bacuna; Hansen, Chong, J.Bacuna; Locadia.

Trajner: Dick Advocaat

Kupa e Botës: Grupi E

Stadiumi: "NRG Stadium"

Arbitër: Jalal Jayed      

Poll

Lexo gjithashtu