Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Historia nuk lë vend për dyshime, Gjermania “siguron” minimalisht finalen e Botërorit “Amerikan”

Shkruar nga NEWSPORT
Historia nuk lë vend për dyshime, Gjermania “siguron”
Gjermani

Gjermania e nisi Botërorit 2026 me “marshin e 7”-të, duke “shkatërruar” debutuesit e Kuraçao-s, ndeshje e vlefshme për Grupin E. Kjo paraqitje spektakolare bën të kthejmë kokën pas nga historia.

Mbrëmë ishte precedent i 4-të që Gjermania shënon 7 gola e sipër në një Kupë Bote. Rasti i parë përkon me 1954, ndaj Hungarisë, 7 - 2, e ku u shpallën fitues i kompeticionit.

Rasti i dytë, karshi Arabisë Saudite në 2002, 8 – 0. Në atë edicion, “Pancerat” shkuan deri në finale, e ku u mposhtën nga Brazili.

Precedenti i dyti erdhi më 2014, kundër Brazilit në gjysmëfinale, e mbyllur 7 – 1 për Gjermaninë. Në Kupën e Botës të mbajtur në Amerikën Latine, Manuel Neuer me shokë u shpallën kampion.

Dje ishte “skena” e 3-të, 7 – 1 kundër Kuraçao-s. Mbetet për t’u parë nëse kjo e dhënë mbart diçka të madhe, apo do mbetet thjesht një “kujtim”.   

 

Poll

Lexo gjithashtu