Kombëtarja e Tunizisë duket se nuk e ka kapërdirë lehtë humbjen “deklasuese” 1-5 nga Suedia, në sfidën e zhvilluar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, vlefshme për grupin F të Kupës së Botës.
Plot 5 gola të pësuar dhe një “faturë” përgjegjësie të cilën, burimet pranë federatës raportojnë se e ka marrë pikërisht trajneri Sabri Lamouchi. Ky i fundit është njoftuar me vendimin për ta shkarkuar, teksa duhet pritur edhe konfirmimi zyrtar nga federata tuniziane për të kuptuar realisht atë se çfarë po ndodh brenda grupit.
Arsyet e këtij vendimi mësohet të jenë paaftësia e francezit për të menaxhuar siç duhet grupin. Në këtë mënyrë, Tunizia përballet me një “dush të ftohtë”, përtej asaj çfarë përjetoi brenda në fushë ndaj rivalëve suedezë.
