Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

E PABESUESHME! Spanja lë nam në ndeshjen e parë të Botërorit, Kepi i Gjelbër i merr pikë kampionëve të Evropës

Shkruar nga NEWSPORT
E PABESUESHME! Spanja lë nam në ndeshjen e parë të
Spanjë - Kepi i Gjelbër

Spanja ka barazuar përballë Kepit të Gjelbër, në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë të Grupit H në Botërorin 2026. Sfida e zhvilluar në “Mercedes-Benz Stadium”, përfundoi me shifrat 0-0.

Një rezultat i pabesueshëm, ku kampionët në fuqi të Evropës “ngecin” përballë një kundërshtari, i cili në letër cilësohej si “anonim”. Megjithatë, Kepi i Gjelbër i bëri ballë “furisë së kuqe” duke u mbyllur mjaft mirë në mbrojtje.

Kështu, Spanja dhe Kepi i Gjelbër ndajnë nga 1 pikë. Tani janë në pritje të ndeshjes tjetër të Grupit H, atë mes Uruguajit dhe Arabisë Saudite që do zhvillohet në mesnatë, prej orës 00:00.

Spanjë 0 – 0 Kepi i Gjelbër

Botërori 2026: Raundi 1, Grupi H
Stadiumi: Mercedes-Benz Stadium
Arbitër: Adham Makhadmeh (Jordanez)

FORMACIONET ZYRTARE:
SPANJA: Simon; Llorente, Cubarsi, Laporte, Cucurella; Pedri, Rodri, F.Ruiz; F.Torres, Gavi, Oyarzabal. Trajner: Luis de le Fuente.
KEPI I GJELBËR: Vozinha; Moreira, Borges, Lopes, Lopes Cabral; Lenini, Duarte; Mendes, Monteiro, J.Cabral; Livramento. Trajner: Pedro Leitao Brito.

 

Poll

Lexo gjithashtu