Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

GRUPI L/ Kroacia fiton mes spektaklit të 3 golave ndaj Ganës, por s’u prish punë afrikanëve! Anglia “likuidon” Panamanë (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
GRUPI L/ Kroacia fiton mes spektaklit të 3 golave ndaj Ganës, por
Harry Kane & Jude Bellingham

Anglia dhe Kroacia kanë siguruar kualifikimin nga Grupi L në Kupën e Botës 2026, ndërsa edhe Gana ka arritur të kalojë më tej si një nga skuadrat më të mira të vendeve të treta.

Në ndeshjen e raundit të tretë të grupit, Kroacia triumfoi me rezultat 2-1 ndaj Ganës. Për kroatët realizuan Petar Sucic në minutën e 31-të dhe Nikola Vlasic në minutën e 83-të, ndërsa goli i vetëm për Ganën u shënua nga Luckassen në minutën e 73-të.

Në takimin tjetër të Grupit L, Anglia mposhti Panamanë me rezultat të pastër 2-0. Golat për “Tre Luanët” u realizuan nga Jude Bellingham dhe Harry Kane.

Pas përfundimit të fazës së grupeve, Anglia e mbylli Grupin L në vendin e parë me 7 pikë, Kroacia renditet e dyta me 6 pikë, ndërsa Gana përfundoi e treta me 4 pikë.

Të treja këto përfaqësuese kanë siguruar kalimin në fazën tjetër të Botërorit 2026, ndërsa Panamaja eliminohet nga gara.

(KLIKO KËTU: Kroaci - Ganë)

(KLIKO KËTU: Panama - Angli)

Poll

Lexo gjithashtu