Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

GRUPI K/ Portugalia dështon të kualifikohet si “kokë grupi”, Kolumbia kryeson tek “K”-ja, RD Kongo shkon më tej falë fitores spektakolare (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
GRUPI K/ Portugalia dështon të kualifikohet si “kokë
Kolumbi - Portugali

Pas mesnate, në orën 01:30 janë zhvilluar dy ndeshjet e raundit të 3-të të Botërorit 2026, në Grupin K. Surpriza nuk pati, ndërsa u vendosën edhe verdiktet se cilat prej kombëtareve e kalojnë grupin.

Kështu, Portugalia dhe Kolumbia barazuan pa gola, duke bërë që këta të fundit ta kalojnë grupin si kryesues me 7 pikë. Ndërkohë që Portugalia me 5 pikë shkon në fazën tjetër si vend i dytë.

Në ndeshjen tjetër, Republika Demokratike e Kongos fitoi me shifrat 3-1 ndaj Uzbekistanit, duke shkuar në kuotën e 4 pikëve. Kongo kualifikohet për më tej si një nga 8 ekipet më të mira të vendin të tretë.

(KLIKO KËTU: Kolumbia - Portugali)

(KLIKO KËTU: RD Kongo - Uzbekistan)

Poll

Lexo gjithashtu