Ardian Takaj dhe nëna e tij, Mete Takaj
Ditë zie për presidentin e klubit të Skënderbeut, Ardian Takajn. Ky i fundit ka humbur njeriun e shtrenjtë, nënën e tij Mete Takaj, e cila ka mbyllur sytë ditën e sotme në moshën 87-vjeçare.
Është vetë Takaj që e ka “njoftuar” tërthorazi diçka të tillë, duke vendosur si foto profili fjongon e zezë. E pak më vonë, kreu i klubit korçar ka publikuar në “Story” një foto krah nënës së tij.
Kujtojmë se vetëm një vit më parë, presidenti i Skënderbeut humbi edhe babain, Petrit Takajn. Ndërsa ditën e sotme vetë Takaj dha lajmin e keq edhe për më të shtrenjtën e tij, nënën.
Story i Ardian Takajt
Poll
