Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Vlen 800 mijë euro dhe ka luajtur në një skuadër me Rey Manajn dhe Sokol Cikalleshin, ish-i i Kukësit vendos për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vlen 800 mijë euro dhe ka luajtur në një skuadër me
Valon Ethemi

Valon Ethemi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Igdir FK. Sulmuesi e ka njoftuar këtë vendim përmes një postimi në rrjetin e tij social në Instagram, ku shpreh vlerësimin maksimal për këtë përvojë me klubin që militon në Ligën e dytë turke për nga rëndësia.

“Faleminderit dhe gjithë të mirat”, është mesazhi i shkurtër, por domethënës i Ethemit, i cili tashmë kthehet në një “okazion” për klubet e tjera të interesuara.

Ai do të rikthehet sërish te Sivasspor, klub në të cilin aktivizohet edhe sulmuesi i Kombëtares Rey Manaj, e që zotëron po ashtu edhe të drejtën e kartonit dhe me gjasë, e ardhmja e tij do të rishihet sërish në këtë merkato të verës.

Kujtojmë se 28-vjeçari ka qenë më herët pjesë e Istanbulspor dher Konayspor (u bë shok skuadre me Sokol Cikalleshin) në elitën e futbollit turk, ndërsa ka luajtur edhe në Superiore me Kukësin, skuadër me të cilën fitoi dhe Kupën e Shqipërisë në sezonin 2018/19, si dhe me Dinamo U-19 dhe KF Adriatikun.

Sa i takon prezencave në fushë, këtë sezon ai u paraqit në 35 ndeshje ku shënoi 7 gola dhe shërbeu me 9 asiste për shokët e skuadrës. Vlera e tij sipas “Transfermarkt” i kap 800 mijë eurot.   

ZYRTARE/ Vlen 800 mijë euro dhe ka luajtur në një skuadër me
Postimi i Valon Ethemit


 

Poll

Lexo gjithashtu