Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Iu prish kontrata me Lazion sepse ishte shtatzënë, futbollistja flet pasi gjykata i dha të drejtë: Nuk duhet konsideruar kurrë si problem!

Shkruar nga NEWSPORT
Iu prish kontrata me Lazion sepse ishte shtatzënë, futbollistja flet
Maja Gothberg

E drejta vonon, por kurrë në harron! Kjo shprehje përshkruan më së miri çështjen e fituar nga futbollistja Maja Gothberg, e cila është dashur t’i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për t’u kompensuar nga një vendim drastik i marrë nga klubi i Lazios për femrat.

Bëhet fjalë për një ngjarje që daton që prej vitit 2014, kur Gothberg raportoi brenda klubit se ishte shtatzënë dhe ky informacion duket se nuk ka “tingëlluar” mirë tek drejtuesit të cilët zgjodhën t’i ndërpresin kontratën në mënyrë të paligjshme.

Provat e siguruara nxorrën keq drejtuesit të cilët edhe pse ishin në dijeni të këtij informacioni, u munduan ta mohonin.

Edhe vetë Gothberg ka reaguar pasi rasti i saj mori më në fund përgjigjen që ajo priste, duke iu drejtuar edhe futbollisteve të tjera që përballen me të tilla situata keqdashëse.

“Ky vendim përcjell një mesazh të qartë se shtatzania nuk duhet konsideruar kurrë problem apo arsye për t’i mohuar një lojtareje mundësi profesionale”, ishte qëndrimi i saj publik.

Poll

Lexo gjithashtu