Fitorja 5 – 0 kundër Ubzekistanit, ka rikthyer optimizimin te Portugalia, aty ku edhe Cristiano Ronaldo u “çlirua” me dopietën e shënuar.
Më datën 28 qershor, luzitanët do të luajnë ndeshjen e 3-të dhe të fundit në Grupin K, ndaj Kolumbisë, e cila do vulos verdiktin për vendin e parë.
Për mesfushorin portugez Joao Neves, debutimi në Kupën e Botës ka qenë i “trazuar”. Fillimisht ai shënoi golin e parë në një kompeticion kaq madhor karshi Republikës Demokratike të Kongos.
Por pas kësaj ndeshje, shkaktoi debat dhe pakënaqësi te tifozët, ku u shpreh se “Cristiano Ronaldo është një lojtar si gjithë të tjerët te Portugalia”.
Në një video të fundit të publikuar nga federata luzitane, shihet ku mesfushori i PSG-së, prek dhe fërkon një krokodil të vogël.
View this post on Instagram
