Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Italia “zë mend” nga zhgënjimet, Paolo Maldini gati t’i bashkohet Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Italia “zë mend” nga zhgënjimet, Paolo Maldini gati
Italia

Një “furtunë” ndryshimesh pësoi Italia, pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës që po mbahet momentalisht në tri shtete, Amerikë, Kanada dhe Meksikë.

Nga detyra u larguan presidenti, trajneri dhe pjesa e mbetur e stafit, duke paralajmëruar një revolucion, me qëllim ripërtëritjen e identitetit të Kombëtares për kualifikueset e ardhshme.

Italia “zë mend” nga zhgënjimet, Paolo Maldini gati
Paolo Maldini

Një prej emrave që po flitet për të marrë një post të rëndësishëm është Paolo Maldini, i papunë që prej shkarkimit nga Milani si drejtor sportiv. Siç raportojnë mediat italiane, thuhet se në federatë kanë bërë një propozim për ta afruar legjendën kuqezi si drejtor teknik, ndërsa një “PO” nga vetë Maldini është mëse e arritshme.

Dëshira është e madhe nga të dyja palët, pasi me ikonën e “Djallit”, Italia do të merrte më shumë besim për një figurë kyçe që ndikon si pikë referimi edhe për talentët e rinj të futbollit italian.

Poll

Lexo gjithashtu