Jetmir Topalli nuk është më pjesë e ekipit të Bandirmaspor. Sulmuesi 28-vjeçar ka njoftuar largimin nga klubi me të cilin kishte kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028.
Gjatë 6-mujorit të fundit, Topalli ka luajtur për Serik Spor në huazim dhe pikërisht tani do të rikthehej te Bandirmaspor. Por kjo nuk ka ndodhur me sulmuesin nga Kaçaniku që ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin.
Tashmë, Topalli është një lojtar i lirë në tregun e transferimeve dhe pse jo okazion, pikërisht për cilësitë dhe karrierën që mbart mbi shpinë.
Kujtojmë se 28-vjeçari e ka nisuar karrierën e tij në Kosovë te 2Korriku. Ndërsa më vonë ka luajtur për Vushtrrinë, Ballkanin, Feronikelin, Malatyaspor, Istanbulspor, Manisa dhe Pendikspor.
View this post on Instagram
