Lorent Mehmeti
Lorent Mehmeti është futbollisti më i ri i ekipit të Spartak Trnava. Sulmuesi 22-vjeçar vendosi që të largohej nga suedezët e Nordic United, për të nisur një aventurë të re në Sllovaki.
Me klubin e ri, Mehmeti ka firmosur një kontratë 3-vjeçare. Pra, kjo kontratë do ta mbajë futbollistin me origjinë shqiptare të lidhur me Spartak Trnava deri në verën e vitit 2029.
Kujtojmë se Mehmeti e ka nisur karrierën e tij pikërisht në Suedi me Halmstad. Ndërsa më vonë përveç se me Nordic United, është aktivizuar edhe me ekipin tjetër suedez, Utsiktens BK.
View this post on Instagram
Poll
